Ronaldinho nuk mendohet dy herë, Messi më i miri në botë

Ish ylli i Barcelons, braziliani Ronaldinho, nuk duket se nuk mendon dy herë kur bëhet fjalë për të përzgjedhur futbollistin më të mirë në botë.

Për të, Lionel Messi është lojtari më I mirë në botë në 10 vitet e fundit.

“Messi është lojtari më i mirë në botë në 10 vitet e fundit. Do të më pëlqente ta shikoja Neymarin përsëri në Barcelonë me Suarez dhe Messi. Së bashku ata bënë gjëra të mahnitshme”, tha Ronaldinho për ‘El Mundo’.

Edhe kur pyetet për Barçën, braziliani ka të njejtin vlerësim.

“Ata mbeten një nga klubet më të mira në botë, nëse jo edhe më e mira, dhe kanë lojtarin më të mirë në botë”, tha ai. /MediaFokus/ Foto: Getty Images/