Robina dhe Natalia fillojnë mësimin në shkollat e Gjilanit

Autoritetet në Gjilan kanë filluar t’i sistemojnë brenda sistemit arsimor të vendit nxënësit nga Shqipëria, të cilët kanë ardhur këtu nga zonat e goditura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Robina Tolaj do të ndjek mësimet në shkollën “Musa Zajmi” të qytetit për aq kohë sa do të qëndrojë në Kosovë. Robina është nxënëse e klasës së tretë.

Kurse Natalia Gashi është sistemuar në shkollën e fshatit Dobërçan, ku do t’i ndjek mësimet në klasën e gjashtë.

Ato janë mirëpritur në mjediset e reja shkollore.

Njoftimi mbi sistemimin e nxënësve nga Shqipëria e ka bërë drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

”Sot kemi filluar sistemimet e para të nxënësve nga Shqipëria në shkollat e komunës së Gjilanit”, ka shkruar Gagica./MediaFokus/