Lajmi i fundit: Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës
Lajmin e ka raportuar CNN, bazuar në një deklaratë nga zyra e tij personale të dielën.
“Javën e kaluar, Presidenti Joe Biden u vizitua për një zbulim të ri të një nyje të prostatës pasi përjetoi simptoma në rritje të urinimit. Të premten, ai u diagnostikua me kancer të prostatës, i karakterizuar nga një rezultat Gleason prej 9 (Grupi i Gradës 5) me metastazë në kockë”, thuhej në deklaratë.
“Ndërsa kjo përfaqëson një formë më agresive të sëmundjes, kanceri duket se është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që lejon një menaxhim efektiv.”
Biden dhe familja e tij “po shqyrtojnë opsionet e trajtimit me mjekët e tij”, thuhej në deklaratë.