LAJMI I FUNDIT: Lutfi Haziri del NEGATIV në Covid19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se testi për Covid19 i ka dalë negativ, raporton Mediafokus.info.

Ja postimi i tij i plotë në profilin virtual:

Të dashur miq,

Pasi iu nënshtrova në mëngjes testit për #Covid19 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës,  para pak minutash mora rezultatin zyrtar, i cili, fatmirësisht, është NEGATIV.

Faleminderit për solidaritetin mijëra njerëzve të mirë, që jetojnë në Kosovë dhe kudo në botë.

Ju lutem, jetoni normalisht, pa duarshtrëngim, por përshëndetuni me zemër.

Zoti ka thënë: ti ruaju pak, Unë të ruaj shumë!