Lajmi i fundit: Pacolli do të arrijë në Prishtinë pas gjysmë ore

Lideri i Aleancës Kosova e Re, deputet i Kuvendit të Republikës, Behgjet Pacolli pritet që pas gjysmë ore të mbërrij në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka konfirmuar djali i axhës së presidentit të AKR’së, Rrahmi Pacolli.

“Për gjysmë ore do të arrij z. Pacolli”, ka thënë ai për Klan Kosova.

I pyetur nëse mund ta arrestojnë policia, ashtu sic ka paralajmëruar u.d ministrit Svecla, Rrahim Pacolli ka thënë se nuk e beson këtë.

“Ambulanca dhe policia po e bëjnë punën e tyre dhe nuk besoj që e arrestojnë. Unë kam ardhë me e marrë”, ka thënë Pacolli për Klan Kosova./Mediafokus.info/