Ky ishte personi i parë në Kosovë që vdiq nga COVID-19, para një viti
Një person i moshës 85-vjeçare nga Podujeva, i cili vdiq më 22 mars 2020, ishte viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë.
Rastin e kishte konfirmuar vetë djali i të ndjerit, i cili kishte thënë se babai i tyre ka ndërruar jetë, shkruan Mediafokus.info
Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia. Ky ishte njoftimi:
”Ju njoftojmë se sot me 22.03.2020 ndrroi jete Baba jonë Halim Haliti, ju njoftoj per ceremoni te varrimit do te behet vetem nga familja e ngusht.E di qe shum familjare , miq, dhe shokeve qe ka pas baba per te marr pjes ne varrim , po per shkak te situates se fundit e cila eshte perhape edhe ne Kosove dhe ruajtjes se shendetit tuaj, varrimi do te behet vetem nga ne familja e ngushteMe respekt familja Haliti !”, thuhet ne njoftimin mortor./Mediafokus.info (foto arkiv)

