Si u zhduk “Mahala Arbanas’ e periudhës osmane në Janjevë

Genc Prelvukaj ka publikuar një shënim nga periudha e sundimit osman në Kosovë, ku figuron një lagje me banorë të krishterë në qytetin e Janjevës.

‘Shumica prej mbiemrave të asaj periudhe nuk ekzistojnë sot. Por, çka ka ndodhur me ta?

‘Përbrenda defterit osman të vitit 1581, në qytetin e Janjevës është regjistruar “Mahala Arbanas” ku vec tjerash figurojnë këta banorë :

Pal Ula, Gjon Zani, Dida Rosi, Prend Shala, Gjika Tode, Pejo Andregjini, Gjon Mema, Prend Sharkuqi, Nikolla Gurza, Biba Mlika, Doda Sopa, Prend Bushati, Andrija Koka, Lika Prelshi, Gjonko Kola, Pajo Prela, Laja Kolshi, Andrija Nina, Prend Garunja, Andrija Murrizi, Nina Ragami, Nikolla Mati, etj.

Shumica prej këtyre mbiemrave nuk figurojnë sot. Me shumë mundësi, janë ndryshuar me rastin e konvertimit, duke humbur çdo dëshmi direkte që lidh banorët e sotëm, me të vjetrit e qytetit’, shkruan Prelvukaj.