LAJMI I FUNDIT: Nagavci shkarkon Këshillin Drejtues të Universitetit të Gjilanit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe i ka zëvendësuar ata me tre të tjerë.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin e shkarkimit të bordit të deritashëm.

Të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.

Në vend të tyre, Nagavci ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli.