Lamtumirë babë…
Në Burojë të komunës së Skenderajt i është dhënë sot lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi.
Trupi i tij u bart në arkivol të mbështjellë me flamuj të Kosovës e Shqipërisë.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe trojet tjera shqiptare.
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë, nuk u lejua nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e prindit.
Dhomat e Specialiuzara ia kishin mundësuar atij një vizitë para pak ditësh tek babai i tij në spital.
Thaçi dërgoi kurorë për babanë me mbishkrimin: “Në spital të thashë lamtumirë, babë – nga Haga të them, mirupafshim në parajsë”.

