Policia gjen drogë në këtë fshat të Gjilanit, arrestohet një person
Policia ka arrestuar një person në fshatin Bilinicë, pasi iu gjet një sasi e narkotikeve të llojit marihuane.
Njoftimi:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Fsh. Bilincë, Gjilan, 16.04.2023-23:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që njësitet policore gjatë bastisjes në banesën e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 24-gramë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.