Lamtumirë Baci Bill!
Vdekja e Bilall Dautit ka prekur shumë familjarë, të afërm, miq e kolegë të tij, të cilët kanë bërë edhe dedikime për të.
https://mediafokus.infoi-jepet-lamtumira-e-fundit-zyrtarit-komunal-te-gjilanit-bilall-dauti/
‘Kur po prisja konfirmimin tënd për dasmën time, më trishtove kur ma kumtove lajmin, se sëmundja kishte zënë…’, ka shkruar Arsim M. Dauti.
Postimi i tij:
Kusheri, koleg pune e model për jetë, ishe për mua bac.
I burgosur politik, e i përndjekur nga sistemi serb, nuk u ndale asnjëherë prandaj të kisha inspirim.
Pata fatin të kem edhe kolegë pune, e të ndajmë edhe çaste shumë të mira, e biseda të afërta me njëri tjetrin, sikur kjo në foto.
Një moment gëzimi që e prisja unë, ishte martesa ime. Aty të ftova edhe ty, me bindjen se prezenca jote ma “hijeshon” dasmën!
Kur po prisja konfirmimin tënd, për dasmën time, më trishtove kur ma kumtove lajmin, se sëmundja kishte zënë vend në trupin tënd!
Ani pse, sëmundje e rëndë e vdekjeprurëse, nuk e harrojë kurrë baci Bill, kur me plotë kurajo më the se do ta mposhtësh!
Vërtetë më theu zemrën ikja jote…
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Baca Bill..
Cima!

