Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 05-06.02.2021. Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.