Lansohet Artemis I, hapi i parë i misionit për dërgimin e njerëzve në hënë

NASA ka lansuar raketën pa ekuipazh Artemis I nga baza hapësinore Kennedy në Cape Canaveral, Florida, shkruan trtballkan.

Artemis I është raketa e parë në kuadër të projektit SLS-Orion, që ka për qëllim final dërgimin e njerëzve në Hënë.

Artemis I do të jetë në mision prej 26 deri 42 ditë, ndërsa të paktën 6 ditë do të kryejë orbitim rreth Hënës.

Gjithashtu, do të dërgojë 10 satelite CubeSat në orbitën e Hënës.

Pasi të ketë mbaruar misionin, do të kthehet në atmosferën e Tokës dhe do të përplaset në Oqeanin e Qetë.

Sipas NASA-s, misioni për dërgimin e njerëzve në Hënë do të vijojë në faza.

Artemis II do të ketë astronautë në bord që do të orbitojnë rreth Hënës, ndërsa Artemis III do të ketë qëllim final aderimin në Hënë.

Lançimi i raketës Artemis I ishte shtyrë disa herë në gusht dhe shtator për probleme teknike.