Laureatët e Nobelit bëjnë thirrje për heqjen e përkohshme të patentave të vaksinave

Laureatët e Nobelit dhe ish krerët e shteteve apo edhe qeverive të shumta i bëjnë thirrje Joe Biden të bashkangjitet në një propozim për heqjen e përkohshme të patentave për vaksinat kundër kovidit, ashtu që çdo vend të mund të prodhojë vaksinat pa u shqetësuar për të drejtën e pronësisë.

Një pezullim i tillë do të ishte ‘një hap jetik dhe i domosdoshëm për t’i dhënë fund pandemisë’, kanë vlerësuar 170 apo më shumë nënshkrues të letrës së hapur, përfshirë ish-Presidentin francez, François Hollande, ish-shefin e qeverisë britanike, Gordon Brown, ish-presidentin e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf.

‘Ne jemi të inkurajuar nga raportet që administrata juaj po e konsideron një heqje të përkohshme të të drejtave të pronës intelektuale nga OBT gjatë pandemisë, siç është propozuar nga Afrika e Jugut dhe India”, thuhet në këtë letër që është nënshkruar gjithashtu nga disa fiturs të çmimit Nobel si Muhamed Yunus (Paqe), Joseph Stiglitz (ekonomi), Françoise Barré-Sinoussi (mjeksi).

Paraqitur në OBT, në 2 tetor, nga Afrika e Jugut dhe India, propozimi ka fituar mbështetjen e dhjetëra vendeve në zhvillim dhe të pafavorizuara.

Vendet e zhvilluara ose ato të cilat mbajnë selinë e grupeve të mëdha farmaceutike, që kanë zhvilluar vaksina, kanë tendencë ta kundërshtojnë atë. /Mirishahe Limnai Hiler/