LDK e fiton përfundimisht Dragashin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka fituar përfundimisht Komunën e Dragashit. Votat e diasporës ishin vendimtare për kryetarin e ri të kësaj komune që do të jetë Bexhet Xheladini.

LDK është barazuar me PDK-në me numrin e komunave të fituara në zgjedhjet lokale.

Gazeta Express ka marrë vesh nga burime se LDK-ja e ka fituar Dragashin me votat e diasporës.

Sipas këtyre burimeve, LDK prinë dukshëm me vota para PDK-së në Dragash.

Kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini pritet të udhëheqë Dragashin në katër vitet e ardhshme pasi mposhti kandidatin e PDK-së Shaban Shabani.