LDK e Gjilanit nesër shënon 30-vjetorin e themelimit

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, të mërkurën (11 mars) shënon 30-vjetorin e themelimit të saj.

Në njoftimin për media të kësaj partie, thuhet se pos kryetarit Lutfi Haziri, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani-Sadriu, sikurse edhe veprimtarë, deputetë, ministra e simpatizantë, transmeton Mediafokus.info.

“Ngjarja mbahet me fillim në ora 16:00, në sallën e teatrit të qytetit”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK’së në Gjilan./Mediafokus.info/