LDK i bën publikë emrat e ministrave në Qeverinë Hoti

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti (LDK) i ka bërë të ditur emrat e ministrave nga subjekti i tij në qeverinë e re, që pritet të votohet nesër.

‘’Pas një disktuimi të gjatë për sifdave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sifda imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkomëbtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë.’’, ka thënë Hoti në konferencën për medie.

Këta do të jenë emrat e LDK’së në qeverinë e re: Driton Selmanaj, zëvendëskryeminsitër, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besian Mustafa, ministrër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi, minsitre e MKRS’së, Anton Quni, ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastruktës, Armend Zemaj. ministër i Shëndetësisë, Agim Veliu, ministër i Brendshëm.

Pra, me sa shihet nga ministrat aktualë, nuk do të jetë më në qeveri, Lumir Abdixhiku, i cili duket se është “ndëshkuar: për shkak të lojalitetit ndaj Vjosa Osmanit./mediafokus.info