LDK-ja dorëzon listën në KQZ, Abrashi: Është lista fituese!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Këtë listë e dorëzoi, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, i cili tha se sado që kjo garë do të jetë e ashpër, beson se LDK-ja do të jetë fituese.