LDK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë në tetë komuna
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar emrat zyrtarë të kandidatëve të saj për kryetarë në tetë Komuna.
Në njoftim bëhet e ditur se Kryesia e LDK-së ka aprovuar propozimet e degëve për kandidatë për kryetar të Komunave.
Këta janë kandidatët e zyrtarizuar sot nga LDK-ja:
– Sibel Halimi, kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt
– Armend Agolli, kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës
– Teki Shala, kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës
– Mehmet Krasniqi, kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit
– Bedri Zeqiri, kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes
– Anduena Gllareva, kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit
– Shkëlqim Jakupi, kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut
– Bajrush Ymeri, kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.
Më herët janë zyrtarizuar edhe kandidatët për Gjilan – Lutfi Haziri, për Viti – Sokol Haliti, për Kamenicë – Jeton Biçkaj e të tjerë.

