LDK tregon se çka u diskutua në takimin me Lajçak’un

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Mediafokus.info.

Siç njofton zyra për media e LDK’së, në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kryetari Mustafa theksoi rëndësinë e dialogut dhe përmbylljen e tij me njohje të ndërsjell. Ai vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje hap një kapitull të ri drejt normalizimit të raporteve mes dyja vendeve, do të siguronte stabilitet rajonal, ndërsa Kosova hap rrugët drejt integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri./Mediafokus.info/