LDK’ja rikandidon Lutfi Hazirin në Gjilan për mandatin e radhës

LDK-ja e ka zyrtarizuar sot Lutfi Hazirin si kandidat të saj për kryetar të Gjilanit, për mandatin e radhës.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan. Kjo u bë e ditur pas Konventës së degës  së LDK në këtë komunë.

Haziri po bën epokë në Gjilan. Ky është mandati i tretë i tij me radhë, përkatësisht i pesti pas luftës e këndej.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka lavdëruar udhëheqjen e deritanishme të Hazirit në Gjilan, duke thënë se me të suksesi i LDK-së është në anën tonë.

“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.

Gjatë katër mandeteve të deritashme, por sidomos në këto dy të fundit, Haziri ka realizuar projekte të mëdha në Gjilan./Mediafokus.info