Lena Osmani – laurate e vitit 2021 në pingpong

Për sukseset e arritura përgjatë vitit 2021, nga Federata e Pingpongut e Kosovës, Lena Osmani nga Gjilani është zgjedhur sportiste e vitit 2021.

Nxënëse shembullore, violiniste e shkëlqyer, sportiste e jashtëzakonshme!

Sikur fjalisë që i jep kuptim sintaksa, ritmit të muzikës nota, ashtu edhe tingullit të topit të pingpongut fuqinë i jep Lena.

Ajo me lojën e saj, me kulturën gjatë dhe pas lojës – është duke i dhënë një dimension tjetër pingpongut kosovar.

Stili i saj i lojës sulmuese ka ngjallë interesim të madh për ta përcjellë garën e saj e për t’i përjetuar emocionet që t’i jep gjatë lojës, e në përshpëritje thonë: “po luan Lena” dhe tavolina ku zhvillon garën rrethohet nga të gjithë!

Ajo është në fillet e para të karrierës dhe padyshim do të jetë perspektiva më e madhe e pingpongut kosovar.

Gjatë vitit 2022 do të jetë pjesë e ekipit të bardhë e kaltërtave, KPP Drita.