Lëndohen dy persona në një aksident në hyrje të Lipjanit

Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në hyrje të Lipjanit, ku janë përfshirë një veturë dhë një kamion, kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.