Policia jep detajet për rastin e vajzës nga Gjilani që raportoi se u rrah dhe u kërcënua me vrasje nga ish e dashura

Policia e Kosovës ka njoftuar nëpërmjet raportit 24 orêsh se një vajzë nga Gjilani ka raportuar se është rrahur dhe kërcënuar me vrasje nga ish e dashura.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE

Gjilan, maj – shtator 2022. Më 21.09.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve mes tyre, është sulmuar fizikisht dhe kanosur me vrasje nga ish e dashura e saj e dyshuara femër kosovare.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.