Lëndohet një punëtor në minierën e Novobërdës
Një punëtor i moshës 36-vjeçare është lënduar aksidentalisht derisa ka qenë duke punuar në horizontin 5 të minierës së Novobërdës, raporton Sinjali.
Si pasojë e lëndimeve, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”. (foto ilustrim)

