Leo Messi tregon eksperiencën e tij me COVID-19: Më është dashur…

Lionel Messi u prek pak kohë më parë nga COVID-19, gjatë periudhës së festave ndërsa siç rrëfen vetë, iu desh pak kohë për ta kaluar plotësisht.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat e tij në Instagram, Messi foli për këtë eksperiencë:

“Më është dashur më shumë kohë se e mendoja për t’u shëruar. Jam stërvitur këto ditë për të qenë në 100%, do të shihemi së shpejti”, u shpreh Messi.