Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura për profilaksinë e sëmundjeve tumorale

Anila Kalleshi, dietologe klinike

Lëpjeta është një ndër bimët më të përdorura në Amerikë për profilaksinë e sëmundjeve tumorale.

Veçoritë mjekësore të kësaj bime janë të shumta; ajo përdoret për shërimin e akneve, për diabetin e kolesterolin e lartë.

Shija e athët e bën unike në sallatat mikse.

Lakra parandalon mungesën e vitaminave, shëron mukozën e organeve për tretje.

Për ta siguruar një punë të mirë të zorrëve, mjafton të pihen dy ose tri lugë me lëngë lakre.

Duke konsumuar lëngun e lakrave njerëzit që vuajnë nga kapsllëku kronik kanë një përfitim të mirë.

Supa me lakër ka vlera të larta në lehtësimin e kollitjes dhe inflamacionit të laringut.

Për persona me anemi rekomandohet lakra e papërpunuar ose e zier në avull, sepse është e pasur me kripëra minerale, vitamina si dhe klorofil.

Ulcera mund të shërohet me lëng të lakre. Lëngu përgatitet duke u prerë gjysmë kilogrami lakër e më pas të bluhet, i hidhet pak kripë dhe të qëndrojë për një kohë.

Pas kësaj filtrohet dhe ruhet në frigorifer.

Supa nga fletët e lakrës bëhet duke përzjerrë dy lugë miell në tri lugë vaj.

Aty shtohen fletët e prera, që të bashkohen me miellin e përzjerrë, e më pas i hidhet ujë deri në dendësinë e dëshiruar.

Më pas mund t’i shtohen erëza të ndryshme, hudhër, majdanoz dhe dy lugë me ajkë.