Lideri çeçen bën thirje të zgjerohet pushtimi rus në Ukrainë

Udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i bëri thirrje ushtrisë ruse të dielën që të zgjerojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në llogarinë e tij Telegram, raporton CNN.