Ligji për Pagat, Tahiri: Pavarësisht shkeljeve kushtetuese, qeveria s’ka ndërmarrë asnjë hap për t’i adresuar ato

Besnik Tahiri, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për shpërfilljen e vazhdueshme të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ligjin për Pagat. Vendimi i gjykatës, i dhënë më 1 shkurt 2024, kishte nxjerrë në pah disa shkelje thelbësore në zbatimin e ligjit nr. 08/L-186 për Pagat në Sektorin Publik.

Pavarësisht shkeljeve, Tahiri ka bërë me dije se kanë kaluar mbi gjashtë muaj nga vendimi, por qeveria nuk i ka korrigjuar këto çështje. Sipas Tahirit, qeveria duket se po afirmon shkeljet e veta, sepse nuk ka asnjë interes të bëjë diçka ku nuk sheh hapësirë për ndëshkim dhe penalizim të sektorit publik.