Limaj për ministrat e Kurtit: Këta rrinë me kravata në zyra, n’4 shkojnë n’shpi

I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ministrat në qeverinë e Albin Kurtit.

Limaj thotë se derisa ai vetë ishte ministër, i frymëzonte njerëzit për të punuar. Ndërkohë, po sipas Limajt, ministrat e Kurtit e lënë punën në orën 16:00.

“Na kemi ditur me frymëzuar. Unë nuk kam qëndruar në zyrë. Unë s’kam thënë nëse më vjen vendimi e nënshkruaj, nëse jo s’është përgjegjësi imja”, thotë Limaj në emisionin Pressing në T7.

“Praktika e këtyre ministrave është me ndejt në zyrë. Me dalë mirë me kravata, në 4 pasdite si të kryhet orari i punës me shku në shpi. Vikendeve me i marrë fëmijët e me shku në Selanik ose me shku në Shqipëri”, shtoi ai.

“Ne nuk jemi kufizuar se edhe unë kam mundur me ndejt në zyrë dhe në orën 4 ose 5 pasdite me shku në shpi. Ne e kemi fut për herë të parë praktikën me punu edhe natën. Shteti i ri do frymëzim”, theksoi Limaj.