Limaj po pret ofertë nga PDK-ja për koalicion

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke pritur ofertë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), për koalicion parazgjedhor.

Limaj këto komente i ka bërë gjatë vizitës në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Jemi në negociata me PDK-në për koalicion parazgjedhor. Nuk kemi ndonjë ofertë, por tash i mbetet PDK-së që të vendosë”, është shprehur Limaj.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për rastin e deputeti Etem Arifi, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë “Hoti”.

Kështu vendi pritet që së shpejti të shkojë në zgjedhje të parakohshme.