Lirohen në shtëpi 95 konviktorët e dyshuar për koronavirus, rezultojnë negativ

Testimi ka treguar se 95 persona të cilët po mbaheshin të izoluar në konviktet e studentëve në Prishtinë, nuk janë të infektuar me covid 19.

Izet Sadiku, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka konfirmuar se ky grup lirohet sot në shtëpi.

”Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID 19 dhe të gjithë janë negativ! Nesër (e diel) ky grup lirohet në shtëpi!#rrinshpi“, ka shkruar Sadiku.

Ndryshe, numri i të infektuarve me koronaivrus në Kosovë ka arritur në 140. Nga ky numër, 23 janë shëruar, ndërsa një ka ndërruar jetë./mediafokus.info