Sonumlisi i Pogragjës
Izeir Hyda
Bimët dhe pemët edhe në të kaluarën kishin një rëndësi të veçantë për tërë njerëzimin.
Njeriu i shfrytëzoi, kryesisht për ushqim dhe me njohjen më të thellë të tyre i përdori edhe për shumë qëllime të tjera, veçanërisht, për barna mjekuese.
Ato për të gjithë popujt e botës edhe për ballkanasit e shqiptarët kishin një rëndësi të veçantë.
Këto bimë dhe pemë që nga kohët e lashta i njohën, i çmuan edhe i përdorën edhe banorët e këtyre anëve.
Dëshmi janë toponimet e vjetra me emra bimësh që janë të përhapura në të gjitha trojet shqiptare si: Lissus, Fier, Fierzë, Thanas, Dushkajë…
“Sipas Prof. L. Xhuvelit, nga 3000 fshatra që ka Shqipëria, 247 fshatra kanë marrë emra bimësh”.
Edhe në Pogragjë kemi mjaft toponime me emra bimësh si: Përroni i Krekëzave, Përroni i Shelnjeve, Përroni i Kumllave, Përroni i Hurdhës (Hudhrës- Hudrës), Lugu i Shkozës, Fusha e Basilegut, Fusha e Sherbeleve, Lisi Madh, Sonumlisi…etj.
Dy toponime karakteristike në Pogragjë janë Lisi i Madh dhe Sonumlisi (Sonum Lisi).
Lisi ose Dushku siç e quajnë ndryshe është një pemë (dru) shumë i përhapur në trevat tona. Ai është përdorë për shumë qëllime, madje ilirët lëndët (lenat) i pëzienin me drithëra dhe i bluanin.
Nga lisi njeriu i lashtë e bëri zjarrin. Gjethet e lisit përdoreshin ushqim për kafshë. Zgavrrat (guvat) e lisit i përdornin strehimore për t`u mbrojtur.
Me dru lisi ndërtonin kasolla dhe objekte tjara banimi. Druri i lisit ishte i pranishëm që nga ndërtimi i djepit, gjer te dërrasat e arkivolit.
Gjethet e lisit si elemente dekorative, për emblemat e tyre, u përdorën nga Mbreti Genti, Pirro i Epirit, Aleksandri i Madh, Skënderbeu…
Naimi Frashëri (i cili mbiemrin e ka emër bimësh) rëndësinë e lisit përjetësoi me vargun “O malet e Shipërisë e ju o lisat e gjatë”…
Sonumlisi është një pyll masiv në lindje të Pogragjës që shtrihet ndërmjet rrugës Pogragjë-Dobrosin (Selamiter) dhe Përronit të Bunarit.
Është një pasuri pyjore disahektarëshe me lëndina të vogla që së bashku me livadhet e Grahecës kanë shërbye si kullosa mjaft të pasura për zhvillimin e blegëtorisë.
Është e qartë se si e mori emrin Lisi i Madh. Në përfundim të pyllit në maje të kodrës, në lëndinën e gjërë deri vonë ishte një lis i madh, i drejtë dhe i vetëm.
Ndërsa toponimi SONUMLISI është shumë i vjetër, për të cilin nuk kam dëgjuar ndonjëherë, është formuar me bashkim fjalësh (mbiemër+emër) (Sonum + lisi) = Sonumlisi.
Sonum është me bazë latine, si magnum-i madh, sacrum-i shejtë, sonum- i vetëm.
“The name is derived from the Latin words “istunus” or “iustus”, which means “just”…”
“Emri rrjedh nga fjalët Latine “istunus” ose “iustus” që do të thotë “i drejtë”, “i vetëm”… sipas numerologjisë një (1)… një lis i madh i drejtë, i vetëm.
Ky toponim i veçantë SONUMLISI ruhet e përdoret edhe sot nga banorët e Pogragjës.

