“Lista e zezë” e ushqimeve që nuk duhet të konsumoni nëse doni të humbni peshë
Frutat dhe zarzavatet: patatet e skuqura, frutat e thata.
Sheqernat: Buka e bardhë, orizi i bardhë, makaronat e zakonshme, tortelinet, raviolet, pica, keku, kroasanët, krepat, veferat.
Yndyrat: gjalpi, margarina, salcat e gatshme, krem qumështi, qumështi dhe kosi me yndyrë të plotë, vajrat tjerë bimorë dhe gjalpi i stikave.
Kurse në “listën e gjelbër” (të lejuara) të ushqimeve hyjnë:
Ushqimet që përmbajnë proteina: mishi i pulës i bardhë pa lëkurën, mish gjeli deti, mish viçi pa dhjamë, peshk, karkaleca.
Frutat dhe zarzavatet: spinaqi, lakra, brokoli, lulelakra, kastraveci, domatja, karotat, sallata jeshile, lakra e kuqe, radikio, pazia, rukola, kungulli i verdhë, mashurkat, patëllxhani.
Sheqernat: Gjithë llojet e bukës integrale, makaronat integrale dhe orizi integral.
Yndyrat: vaj ulliri ekstra i virgjër, qumësht pa yndyrë (0,5%), kos, djathë me më pak se 10% yndyrë, bajame, lajthi, arra dhe fara të linit.

