Livoç i Poshtëm, kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë vetë dhe ku rrisim fëmijët – në nivel shqetësues
Kujdesi ndaj ambientit ku jetojmë vetë dhe ku rrisim fëmijët tanë, vazhdon të mbetet në nivele shqetësuese.
Së fundi, banorët e fshatit Livoç i Poshtëm, vendbanimi më i madh i komunës së Gjilanit, janë alarmuar nga ndotja e mjedisit, nga persona të papërgjegjshëm.
Ata nuk kanë përjashtuar mundësinë e publikimit të fotove të personave që ndotin ambientin.
Kohët e fundit, janë parë disa persona duke hedhur mbeturina përreth lumit të vendlindjes. Ju kujtojmë se ndotja e mjedisit është e ndaluar dhe e dënueshme me ligj. Ju lutemi, mos hidhni mbeturina në zonën e lumit!
Mbeturinat, përveçse dëmtojnë natyrën, gjatë këtyre ditëve me mot të ngrohtë fillojnë të kundërmojnë, duke rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve.
Nëse shkeljet vazhdojnë, do të jemi të detyruar të publikojmë fotografitë e personave që ndotin ambientin dhe të njoftojmë autoritetet për marrjen e masave të nevojshme ligjore.
Të mbrojmë së bashku natyrën dhe pastërtinë e vendlindjes sonë! – thuhet në njoftimin e publikuar në faqen “Livoçi Ultë – vendlindja ime”.
Ndërkaq, Ali Mehmeti, banor i fshatit, ka thënë se hudhja e mbeturina në natyrë është mungesë e kulturës, edukatës dhe gjithçka tjetër.
Po kërkoj falje, por tash hudhja e mbeturina në natyrë është mungesë e kulturës, edukatës dhe gjithçka tjetër, që mumd të thuhet për një njeri i cili s’mund ta sundojë veten dhe bën gabime!
Për çdo të hëne grumbullohen mbeturinat e fshatit nga Ecohigjena dhe dërgohen në vendin e caktuar!
Dhe të pandërgjegjshmit na e helmojnë natyrën, ajrin për gjashtë euro pagesë në muaj.
Besoj që mund ta mbajmë ambientin të pastër nëse angazhohemi të gjithë.
Ne po jetojmë në këtë fshat dhe e kemi obligim moral, njerëzor të kujdesemi për të!
Së paku mos të krijojmë kushte fëmijët tanë të mësohen me gjëra jo të mira!
Fëmijët i imitojnë prindrit e tyre në shumicën e rasteve!
Mendoj që duhet të angazhohemi që gjatë këtij viti ta riorganizojmë mirëmbajtjen e pastërtisë së fshatit përmes punëtorëve, që do të paguhen; si shumica e fshatrave të komunës së Gjilanit!
Mirëpo kjo kërkon një angazhim të të gjithë atyre që e dëshirojnë fshatin të pastër.
Duhet ta zgjedhim në çdo lagje deri në njëzet familje nga një përfaqsue, që të grumbullojë mjetet për psgesë të punëtorëve nga ato familje!
Do ta hapim një konto për mjetet që grumbullohen dhe gjithçka do të jetë transparente e verifikueshme lehtë, nga çdo person që interesohet për këto mjete!
Mos të lejojmë rast për dyshime! Po shpresojmë të kemi sukses në këtë organizim, të cilin duhet ta bëjmë patjetër!
Kërkoj të lajmërohen ata bashkëfshatarë të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë këtë projekt, ta fillojmë dhe ta përfundojmë këtë organizim si është më së miri e mundshme./Mediafokus
