Çokollata mund të zhduket pas 30 vitesh

Disa njerëz nuk e imagjinojnë dot botën pa çokollatë, por ja që mund të ndodhë një të ardhme jo shumë të largët.

Diku rreth viteve 2050, çokollata mund të zhduket për shkak të ngrohjes globale.

Ngrohja globale mund të çojë në rrezik zhdukjeje të kakaos dhe për rrjedhojë edhe të çokollatës.

Kjo, të paktën, është ajo që pretendojnë studiuesit e Administratës Kombëtare të Oqeanisë dhe Atmosferës (NOAA).

E përdorim për të marrë veten me të mirë, për të përmirësuar humorin, për të shpërblyer të vegjlit, por me shumë mundësi do duhet të mësohemi edhe pa të.