Lladrovci: Nuk pres që PDK’ja ta fitojë Prishtinën

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se nuk pret që PDK-ja ta fitojë Prishtinën, edhe pse Uran Ismajli eshte duke e bere nje gare te mire.

Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se pritshmëritë e tij janë që PDK’ja t`i mbajë komunat të cilat aktualisht i qeveris, si dhe t’i fitojë edhe dy të tjera.

“Unë pres që PDK’ja ta fitojë Mitrovicën, Ferizajin, Drenasin, Shtimën, Kaçanikun dhe Dragashin. Pres me e fitu Prizrenin, nuk jemi keq edhe në Klinë, megjithëse ndryshe ka qenë situata. Por, këto 7-8 komuna pres me i fitu. Nuk e di kush e fiton Skenderajin”, ka deklaruar ai.