Lladrovci pushton rrjetin me këtë koment: ‘Dilsha me qen tem n’fotografi, ma bojshin cili o qeni’
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njihet për reagimet e tij, komentet dhe humorizimin origjinal të ngjarjeve që lidhen me të.
Në një intervistë të dhënë mbrëmë në ATV, Lladrovci ka treguar se si është distancuar nga rrjetet sociale.
Lladrovci tha se dikur e merrte afër zemre secilin koment negativ, por nga kjo telashe e shpëtoi këshilltari i tij.
“E kom ni këshilltar qe mka thon as ski me lexu komente as me i dhon përgjigje, ski mu marrë me ta, ki me menu veç cka ki me punu mire e çka me i than qytetarit. Mka bind qe s’duhet mu marre me komente…Komentet si marre për baze keshi dy here e ia lshoj ujt”, tha Lladrovci në ATV.
Ai foli edhe për një koment që kishte marrë pas publikimit të një foto me qenin e tij.
“Dilsha me qen tem n’fotografi, ma bojshin cili o qeni”, tha tutje Lladrovci i buzëqeshur.

