Shqiptari i shkyç respiratorin sepse po e bezdiste, 76-vjeçari vdes pa oksigjen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Athinë, ku një shqiptar i moshës 60-vjeçare ka hequr prizën e respiratorit që mbante në jetë një 76-vjeçar grek i cili ndodhej në gjendje të rëndë nga Covid 19.

Si pasojë e shkycjes së resiratorit, 76-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa pritet arrestimi i shqiptarit, po ashtu është i infektuar  me Covid 19, pasi të përmiresohet.

I pyetur prej agjentëve për këtë veprim, 60-vjeçari deklaroi se e bezdiste zhurma e pajisjes dhe se ishte ankuar te stafi mjekësor, por askush nuk  kishte bërë asgjë.

Mësohet se 60-vjeçari ishte shtruar në pavion të mbështetjes intensive, por pa qënë i lidhur me aparatura dhe atij nuk i jepej oksisgjen.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa policia thotë se do të verifikojë të shkuarën e tij penale, ndërsa i ndjeri do të ekzaminohet edhe prej psikologëve për të zbardhur tërësisht ngjarjen.