Llapjanët e ‘tradhtuan’ LDK-në pasi Veliu e tradhtoi besimin e tyre
Nga të dhënat e votave të para të numruara, në Podujevë po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Ende nuk dihet a do të ketë balotazh, apo jo. Balotazhi mund ta ndryshojë rezultatin e tashëm.
Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja për herë të parë në 20 vjet nuk fiton në Podujevë, që konsiderohet bastion i saj.
Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.
Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.
Sipas të dhënave të KQZ’së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.
Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.
Nëse humb LDK-ja, kjo do të thotë se llapjanët 3 ndëshkuan këtë subjekt edhe për shkak të Agim Veliut, i cili e la mandatin dhe shkoi në qeveri.

