Llashtica e Gjilanit falënderon Lutfi Hazirin për ndërtimin e QMF’së
Llashtica e Gjilanit tashmë është bërë me Qendër të Mjekësisë Familjare, si një mundësi e mirë për trajtimin e pacientëve atje, në kuadër të mjekësinë primare.
Gëzimin për këtë Qendër e kanë shfaqur banorët, derisa kryetari i Këshillit të fshatit, Ekrem Hasani, ka shprehur falënderim për kreun e Komunës, Lutfi Haziri, që e realizoi premtimin e fushatës.
“Ndërtimi i QMF-së në Llashticë ka filluar me 31.05.2019, punimet kanë përfunduar më 15.12.2019, kurse puna në këtë qendër të mjeksisë familjare ka filluar me 19.12.2019. E financuar nga komuna e Gjilanit, e falënderojmë kryetarin Lutfi Haziri dhe drejtorët e tij të cilët kanë dhënë kontribut në ndërtimin e kësaj QMF-je në fshatin tonë. Është njëra ndër qendrat më të mira të mjeksisë familjare në komunën e Gjilanit”, ka shkruar Hasani në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.
Por, kërkesa e tyre është që mjeku të punojë pesë ditë në javë, pasi aktualisht, mjeku familjar jep shërbime tri herë brenda javës./MediaFokus/


