Një viktimë nga COVID-19, konfirmohen 20 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
– Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
– Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
– Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
– Në total numri i rasteve aktive është 165.

Rastet e reja sipas komunave:

Prishtinë – 5 raste
Mitrovicë – 4 raste
Lipjan – 3 raste
Gjilan – 3 raste
Prizren – 2 raste
Vushtrri – 1 rast
Pejë – 1 rast
Suharekë – 1 rast