Të premten në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Komuna e Gjilanit do të nis të premten fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e parë e dezinsektimit të nis të premten në ora 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.