‘Loja me pleq’ detyrohen të presin në radhë për të dëshmuar se janë gjallë
Çdo të premte të moshuarit në Drenas obligohen të dëshmojnë që janë ende gjallë, shkruan Nacionale.
Në këtë komunë për dallim nga komunat e tjera, vetëm në ditën e premte mund të lajmërohen.
Verifikimi i tyre fillon që nga ora 9:00 e mëngjesit e deri në ora 12:00 e ditës.
Ekipi i gazetës Nacionale ka qëndruar sot gjatë atyre orëve në Drenas, ku ishte shkaktuar një tollovi e madhe e që sipas të moshuarëve, çdo të premte gjendja është e njëjtë.
Përvec pritjeve të gjata në koridor dhe jashtë objektit, problemi tjetër qëndron edhe tek punonjësit e ministrisë që janë të obliguar të fillojnë punën e tyrë në ora 9:00 por që asnjëherë nuk fillon me kohë.
Në të vërtetë, kjo praktikë ndiqet edhe në komunat tjera.
Verifikimi mund të bëhet lehtë e thjeshtë edhe pa i munduar pleqtë të presin në radhë.
Komunat i paguajnë shpenzimet e varrimit dhe rrjedhimisht, Bashkësia Islame, po edhe kompania që i kryen këto shërbime i posedoinë të dhënat për çdo person që vdes dhe të dhënat mund të sigurohen në këtë rrugë, por sikur i pëlqen shtetit t’i mumdojë pleqtë e ngratë për 100 euro pension.
