Lojtarët e Dritës rezulojnë negativë në test për COVID-19, gati për Legia Varshava
Klubi i futbollit Drita ka njoftuar se të gjithë lojtarët që janë testuar për COVID-19, kanë rezultuar negativë, raporton Mediafokus.info.
“Klubi jone FC DRITA dje eshte testuar per testet e Covid-19 ne prag te ndeshjes me Legia Ëarsaë qe do te zhvillohet ne Poloni. Sapo morem lajmin e mire se te gjithe te testuarit kane rezultuar NEGATIV. Sfida me Covid-19 eshte fituar dhe tani fokusohemi teresisht per ndeshje”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Ndryshe, Drita udhëton për Poloni për sfidën e radhës ndaj Legia Varshava, e cila zhvillohet më 24 shtator në Varshavë./Mediafokus.info/

