Luana Bajrami, fituese e dy çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Stokholm
Aktorja dhe regjisorja shqiptare, Luana Bajrami ka fituar dy çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit. 20-vjeçarja u vlerësua për debutimin më të mirë dhe për skenarin më të mirë.
Bajrami ka filluar të merret me film qysh në moshën dhjetëvjeçare dhe ka luajtur në “Portreti i një gruaje në zjarr”.
Ndërkohë, filmi ”Luaneshat e Kodrës” është një bashkëprodhim i Kosovës me Francën, shkrun albinfo.ch.
Në rolet kryesore luajnë Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luana Bajrami.
Ky film bën fjalë për rebelimin e tri vajzave të reja, të cilat po mendonin se ëndërrat dhe ambiciet e tyre po mbyteshin. Në këtë synim s’arrin kush t’i ndalojë, prandaj mendojnë se ka ardhur koha për ta ngritur zërin.

