Lufta me COVID-19, sfidë edhe në aspektin psikologjik

Mr.sc. Besnik Sherifi – Psikolog Klinik

Vit sfidues, duke rënduar të gjitha aspektet e jetës si: psikologjike, sociale, ekonomike. Ballafaqimi me vështirësi të ndryshme duke u përcjell me gjendje stresi, paniku, depresioni etj. Reduktimi i angazhimeve e aktiviteteve të ndryshme  duke rënduar gjendjen psikologjike te të gjithë personave,  gjendje e cila duke sjell ndjenja negative, shqetësuese duke  sjellë po ashtu ndjenja pesimiste dhe mungesë e perspektivës.

Pa dyshim se prishja e rutinave e aktiviteteve të ndryshme çrregullojnë ekuilibrin psikologjik të individëve ky çrregullim mund të reflektojë me mungesë vetëbesimi, ndjenja të izolimit, problemeve emocionale, mungesë motivimi etj. Duke kaluar nëpër këto sfida, barriera dhe duke rënduar gjendjen tonë psikologjike e dobishme për shëndetin mendor është kërkim ndihma, mbështetja nga të tjerët, nevoja për bashkëbisedim, mbështetja psiko-emocionale.

E rëndësishme për shëndetin mendor dhe emocional është po ashtu këshillimi psikologjik duke u ndihmuar personave më mënyrën e sjelljes në raport me të tjerët, mënyrën e evitimit të mendimeve negative, mënyrën e menaxhimit të panikut, ngritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit, mënyrën e angazhimit në aktivitete të ndryshme, përgatitjen dhe strukturimin e një plan programi ditor e javor duke shndërruar individin në kreativitet, energjik si dhe mënyrën e menaxhimit të agresivitetit dhe sjelljen në raport me të tjerët etj.

Ajo çka është e dobishme për një shëndet të mirë mendor është duke iu përshtatur rrethanave dhe kushteve të cilën po e kalojmë si shoqëri, duke qenë të kujdesshëm e vigjilent me ballafaqimin e covid-19, duke besuar tek profesionistet shëndetësor, duke ndjekur rregullat dhe rekomandimet e institucioneve, duke pasur ndjenjën e vetëbesimit, duke menduar për gjërat pozitive të cilat mund të arrihen të ardhmen, duke menaxhuar situatat me angazhime e aktivitete të ndryshme dhe pozitive që ndikojnë në mirëqenien tonë psikologjike.

Për një shëndet të mirë mendor, emocional, social.