“Lufta” mes Capave dhe Sekiraqëve: Policia gjen në vendin e ngjarjes edhe dy pistoleta, një karikator e dy fishekë

Edhe dy pistoleta, një karikator dhe dy fishekë, janë gjetur në vendin ku të dielën mbrëma ndodhën të shtënat me armë në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë 01.09.2024-22:04. Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishek. Rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin e policisë.

Ngjarja ndodhi mes familjes Capat dhe Sekiraqët.