Lugina dhe Liga Shqiptaro-Amerikane biseduan për të drejtat e shqiptare në Serbi
Drejtuesit politikë dhe institucionalë të Luginës së Preshevës janë takuar sot në Prishtinë me përfaqësues të Ligës Shqiptaro-Amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Serbi, pa respektimin e të cilave nuk ka paqe në rajon.
‘Sot bashkë me deputetin popullor dhe kryetarin e PVD, Shaip Kamberi bashkëbiseduam në Prishtinë, me përfaqësuesin e Ligës Shqiptaro-Amerikane me seli në New York, Agim Aliçkaj dhe veprimtarin Shaban Mehmeti.
Të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi ishin temë kryesore e këtij takimi.
Ishte dakordim i përbashkët që përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi është e domosdoshme për paqe të qëndrueshme në rajon.
Z. Aliçkaj, edhe në emër të Joseph Diogardi, u zotua se do të angazhohet për interesat Luginës së Preshevës pranë autoriteteve amerikane’, ka thënë Ardita Sinani, kryetare e Preshevës.

