Lugina e Preshevës tash ka një kampion bote në boks
Edhe Lugina e Preshevës e ka kampionin e saj botëror në boks. Shefat Isufi ka fituar mbrëmë titullin e botës në kategorinë WBF pasi kamundur boksierin bullgar.
Isufi garoi për brezin WBF në Mynih të Gjermanisë dhe pas 12 raundeve u shpall fitues.
Ai pati përkrahje të madhe nga të pranishmit, e cila pa dyshim se e inspiroi për një fitore.
Shefat Isufi dominoi meçin në shumicën e raundeve, duke fituar në fund me meritë pas vendimit të gyqtarëve.
Atë e ka uruar edhe kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi.
Isufi fitoren ia dedikoi babait të tij të ndjerë. /Mediafokus.info


